Sërish goditet gruaja rome në Ferizaj (VIDEO)

Shpërndaje

Sërish është sul.muar fizikisht gruaja e komunitetit rom, kësaj here në Ferizaj. Pardje, ajo u sulmua në Lipjan. Policia e Kosovës ka arre.stuar një të dyshuar për rastin në Lipjan, gjersa ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për rastin.

KTV-ja ka siguruar pamje nga momenti kur ajo sul.mohet, derisa nga goditjet bie përtokë.

Gruaja rome që pak ditë më parë u pa në media sot kishte shkuar në qytetin e Ferizajt.

Policia e rajonit të Ferizajt, ka konfirmuar se momentalisht e njejta gjendet në stacionin policor.

“E kemi marrë një informatë nga një person që e kanë parë gruan në shesh, momentalisht gjendet në rajon jemi duke provu me marrë në pyetje mirëpo nuk ka folur asnjë fjalë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se e njejta nuk ka shenja të dhu.nës e madje edhe se nuk e dijnë nëse dikush e ka sul.muar, pavarësisht se sipas pamjeve që ka publikuar Express ajo shihet e shtrirë për tokë.

Momentalisht sipas policisë, hetuesia është duke u marrë me rrethanat si ka ndodhur rasti.

VIDEO