ASH: “Fjalori” fyes i Komitëve ndaj shqiptarëve, primitivë dhe i pakuptimtë. MPB të hetojë rastin!

Shpërndaje

Është për të ardhur keq, kur një grup tifozësh, edhe duke festuar për fitoren e ekipit të tyre, shfrytëzojnë rastin për ti fyer shqiptarët dhe për të nxitur urrejtje ndëretnike. Sjellja e Komitëve tregon një mentalitet primitiv dhe të pakuptimtë, sepse në vend ti gëzohen fitores së ekipit të tyre ata i shajnë shqiptarët!

Ky fenomen ndodh gjithmonë, si ne rast humbje dhe fitoreje, për vite me radhë. Madje shpesh herë ky grup i tifozëve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkatruar prona shqiptare dhe për çudi, asnjëherë askush nuk ka mbajt përgjegjësi.

Kjo vazhdimisht ka ndodhur sepse asnjëherë anëtarët e tifo grupeve nuk janë ndëshkuar nga organet e rendit dhe gjyqësia, madje ata janë inkurajuar.

Ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme që të ndërmarr masa ndaj personave dhe tifo grupeve që nxisin urrejtje ndëretnike dhe promovojnë gjuhë të urrejtjes, madje duke e bërë atë jo vetëm nëpër stadiume por edhe në sheshin e Shkupit, siç ishte rasti i mbrëmshëm i tifozërisë së Ekipit Vardar, Komitët.