Imamoglu flet pas fitores: Uroj që rezultati i zgjedhjeve të jetë në dobi të Turqisë dhe Stambollit

Shpërndaje

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) në zgjedhjet për krybashkiak, ka falënderuar qytetarët e Stambollit për “mbrotjen e traditës demokratike” pasi rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve lokale të përsëritura në metropolin turk treguan një fitore për të, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pjesa më e rëndësishme e zgjedhjeve të sotme në Stamboll është kontributi që do të kenë në demokracinë e Turqisë. Uroj që rezultati të jetë në dobi për shtetin tonë dhe Stambollin”, tha İmamoğlu duke folur për mediat në Stamboll.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Stambollit, İmamoğlu tha se “Ju keni mbrojtur traditën tonë demokratike më shumë se njëshekullore. Falënderimi u qoftë bashkëqytetarëve të Stambollit”.

Kandidati i opozitës turke për kryebashkiak tha se rezultati i zgjedhjeve nuk është një fitore, por “një fillim i ri për qytetin”.

Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për qind e kutive të hapura, İmamoğlu i CHP-së kryeson me 54,03 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Binali Yıldırım, ka grumbulluar 45,04 për qind.

İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar.