Labinot Tahiri publikon këngën e re “Faleminderit për ditët e mira”

Shpërndaje

Deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Faleminderit për ditët e mira” titullohet kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit baladë.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin është kujdesur Virusi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtari vjen me një paraqitje mjaft elegante dhe unike.

Ndërkohë, ana vizuale i është besuar BUG Production.

Labi vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe në politikë edhe në muzikë, teksa nuk mungon edhe nëpër aktivitete të ndryshme hmanitare. /Telegrafi/