Musa Xhaferi “drekon” me antishqiptarin e përbetuar, Llatas (Foto)

Shpërndaje

Në një foto që është dërguar deri tek portali jonë, shihet se si ish kryeministri, Musa Xhaferi, po drekon me gazetarin i cili ka qenë i afërt me Nikolla Gruevskin, Dragan Pavlloviç Llatas.

Qytetari që e ka dërguar foton, dëshiron të mbetet anonim, kurse pohon se fotoja është shkrepur sot në një nga lokalet e Shkupit.

Musa Xhaferi kohëve të fundit është shumë i përfolur ku El Cheka po i publikon përgjime.

Në përgjimet që i publikonte asajkohe Zoran Zaev shihet qartë në bisedën midis shefit të shërbimit sekret Sasho Mijalkov me drejtuesin e televizionit Sitel, Dragan Pavloviç- Llatas, një antishqiptar i përbetuar.

Mijalkov dhe Llatas flasin në mënyrë përbuzëse ndaj shqiptarëve duke i quajtur ‘shiptari’ dhe duke i nënvlerësuar si faktorë i padobishëm në skenën politike.