Në protestat antislamike në Norvegji hidhet Kur’ani në tokë, shqiptari reagon fuqishëm (Video)

Shpërndaje

Udhëheqësja e grupit të djathtë ekstrem “Stop Islamizimit të Norvegjisë” (Stop Islamisation of Norway-SION)”, Anna Braten zhvilloi një pr.ot.estë për ndalimin e Islamit në Norvegji dhe ofendoi muslimanët duke hedhur Kur’anin në tokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i djathtë ekstrem SION zhvilloi një pro.tes.të në rajonin Drammen ku jetojnë intensivisht muslimanët, që ndodhet rreth 45 kilometra nga kryeqytetin i Norvegjisë, Oslo. Grupi në fjalë ka kërkuar ndalimin e Islamit në Norvegji ndërsa udhëheqësja e grupit, Braten gjatë një fjalimi ka mbrojtur idenë e saj se “Islami nuk ka vend në Norvegji dhe se librat e Kur-anit duhet të shkatërrohen në masivitet”.

Më pas pol.ici.a ka ndërhyrë ndaj Braten e cila ka marrë Kur’anin në dorë për ta grisur. Pas ndërhyrjes së po.lic.isë, ajo ka hedhur në tokë Kur’anin dhe ka ofenduar muslimanët.

Inge Lansrud, nga drejtoria e policisë në Oslo në një deklaratë për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB tha se nuk e kanë lejuar protestën pas fillimit të provokimeve kundër Kur’anit.

Ndërkohë edhe një grup rreth 30 personash të përbërë nga aktivistët norvegjezë dhe muslimanë kanë reaguar ashpër ndaj protestët kundër Islamit.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i lëvizjes të së djathtës ekstreme (Stram Kurs) në Danimarkë, Rasmus Paludan dogji Kur’anin dhe ofendoi muslimanët në një lagje ku jetojnë intensivisht muslimanët gjë për të cilën pati shumë reagime. Dy javë më parë Marco De Wit, lideri i partisë “Populli Finlandez i Pari” (Suomen Kansa Ensin) në Finlandë gjatë punimeve të tij për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) bëri një provokim të madh duke e grisur dhe hedhur Kur’anin në tokë.

VIDEO