Një vit nga ndeshja ku Xhaka e Shaqiri ‘bombarduan’ Serbinë

Shpërndaje

Sot janë bërë një vit nga ndeshja Serbi-Zvicër në Kupën e Botës.

Këtë ndeshje e fitoi Zvicra 1-2 me golat e dy shqiptarëve, Xhaka dhe Shaqiri, shkruan Indeksonline.

Të parët që kishin kaluar në epërsi ishin serbët me anë të Mitrovic në minutën e pestë.

Zvicra arriti që të kthehet në lojë në pjesën e dyt. Granit Xhaka lëshoi një ‘raketë’ në minutën 52-të duke barazuar rezultatin në 1-1.

Xhaka festoi golin duke bërë shqiponjën me duar.

Fitoren Zvicrës ia siguroi Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të. Njëlloj sikurse Xhaka edhe Shaqiri festoi duke bërë shqiponjën.

Ky festim i dy lojtarëve zgjoi interesin e të gjithëve. UEFA i dënoi me para dy lojtarët duke e quajtur festim provokues.

VIDEO