Rama: E diela do tregojë se Shqipëria e përballoi testin e forcës (LIVE)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka qeenë prezent mbrëmjen e së enjtes në studone Real Story, e cila është zhvendosur në Vlorë.

Duke komentuar në panelin me analistë, Rama tha se 30 Qershori do të tregojë ndarjen e shqiptarëve nga antishteti.

“Në këto zgjedhje nuk është çështja se kush do të zgjidhet kryetar bashkie, por si do të jetë Shqipëria e nesërme.

Një Shqipëri që e përballoi testin e forcës mes shtetit dhe antishtetit apo jo? Dhe unë besoj se përgjigjen e kemi marrë, megjithatë duhet të presim deri të dielën” – tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri deklaroi se plani i opozitës ka qenë për të djegur të gjitha KZAZ në Shqipëri.

“Nuk ka arsye per te pasur frike. Mund te kete gjera sporadike, edhe provokime, por ne i kemi marre te gjitha masat. Autoret do pergjigjen perpara ligjit.” – tha Rama.

VIDEO LIVE