Vendoset biçikletë gjigante në Qendrën e Shkupit, arsyeja do ju habis

Shpërndaje

Të dhënat se më shumë se 70.000 biçikleta janë vjedhur gjatë 10 viteve të fundit në Maqedoni kanë shtyrë aktivistët që në Qendrën e Shkupit të vendosin një biçikletë gjigante me dimensione 3 dhe 1.8 metra. Aktivistët thonë se qëllimi është ngritja e vetëdijes për problemet e çiklistëve në Maqedoni.

“Pothuajse çdo çiklistit i është vjedhur të paktën një biçikletë. Policia nuk ka sukses në luftën kundër vjedhjeve – ata gjejnë çdo të njëmijtën biçikletë të vjedhur. Ky problem prek më shumë se 150.000 qytetarë të cilët përdorin biçikletën si mjet funksional, ekologjik dhe të shëndetshëm. Për fat të keq, shumë prej tyre në vitet e fundit kanë mbetur pa biçikletat e tyre”, thonë aktivistët./alsat/