​Haradinaj pak para nisjes: Me nder do ta mbroj gjithmonë të drejtën tonë

Shpërndaje

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj postoi në Facebook një status pak para nisjes drejt Hagës.
“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë”, shkroi ai.Haradinaj tha se me nder ka mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë.“Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, shkroi ai.