ASH: Ranë kto bomba e u pamë kryetar opss kryetare Arifi!!!

Shpërndaje

Opinioni në Tetovë e më gjërë sot kuptoi se interesi i qytetarëve dhe zhvillimi i qytetit nuk realizohet dhe artikulohet nga klane dhe grupacione që në planet e tyre shohin vetëm interesin e tyre familjar, grupor, partiak dhe personal, më konkretisht siç janë udhëheqësja aktuale e komunës së Tetovës me kryetaren Teuta Arifi.
Në shkollën fillore LIRIA paskan vendos drejtoresh bashkëshorten e një aktivisti të BDI-së i cili është inspektor në polici por kjo nuk mjafton me kaq sepse po i njëjti ka drejtor të shkollës fillore Naim Frashri edhe vëllaun e vet. A duhet ta shef ministria arsimit këtë padjetësi, dhe lutemi që komisioni për antikoruspsion të reagoj.
Ujë në Tetovë nuk kemi me bollëk kjo vjen si rezultat pikërisht nga mos mbrojtja e interesave të qytetarëve por interesat personale. Mali Sharr me burimet ujore janë potencial për zgjidhje por mungesa e zotësisë për të vjel mjete nga qeveria dhe donatoret sot ende shume qytetarë i lutemi për një gotë ujë si në vendet Afrikane për lutjet e këtilla pohoj me gojën e vet edhe kryetarja. Papastërtia, ajri i ndotur në vjeshtë dhe dimër, infrastruktura e shkatruar, gjendja kaotike në komunikacion dhe investimet në shkolla si Reçica e vogël fshati Sellcë ngelin larg për të dëshiruar duke mos hyrë në projektet madhore që modernizojnë qytetin siç janë: gazifikimi, transporti publik, parkingjet në kate, fabrika për riciklim të mbeturinave etj,etj,etj.
Sekretarja e komunës në Tetovë është e komunitetit maqedonas nuk duam të paragjykojmë por duhet të kemi reciprocitet me komunat ku shqiptarët në përqindje janë sa maqedonas në Tetovë edhe atë siç janë komunat Manastir, Velez dhe Ohër duke mare parasysh se në këta komuna nuk kemi edhe asnjë drejtorë të ndonjë dikasteri komunal.
Aleanca për Shqiptarët dega Tetovë pyet deri kurë kështu? Ftojmë opinionin, intelektualët, shoqatat e pavarura dhe organizatat e ndryshme të ndikojnë që objektivat e shoqërisë tetovare të jenë prioritet kundrejt interesave të ngushta klanore të udhë heqësisë aktuale në komunën e Tetovës.

KOMISIONI PËR INFORMIM
ALEANCA PËR SHQIPTARËT DEGA TETOVË 05. 07. 2019