Flaka Loxha e artë në Kupën Evropiane të Xhudos

Shpërndaje

Flaka Loxha ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.

Xhudistja kosovare u shpall kampione në kategorinë deri në 57 kilogramë.Ajo i regjistroi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Në finale mundi holandezen, Van de Meeberg, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbes, Marica Perisiq.