“Rasti Rashkovski”, Qeveria ende s’ka dorëzuar dokumentuat në Antikorrupsion

Shpërndaje

Për dy ditë skadon periudha ligjore prej dy javëve që Qeveria dhe M – NAV të dorëzojnë dokumentacionin e plotë që ua kërkoi Antikorrupsioni për tenderin e sistemit radar, ku është i përfshirë edhe sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski.

Komisioni, i cili me vetiniciativë hapi lëndë, kërkon informacion mbi rrjedhën e procedurës së tenderit dhe dyshimet për korrupsion që u hapën në opinion pas publikimit të bisedave telefonike ku dëgjohej edhe zëri i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Rashkovski.

Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet në kohën e duhur, Antikorrupsioni njofton se do të fillojë procedurë kundërvajtëse. Mbetet e paqartë nëse Qeveria dhe M-NAV do ta kapin trenin e fundit për dorëzimin e të dhënave të kërkuara, megjithëse nga navigacioni i Maqedonisë që në kulmin e skandalit theksuan se janë në dispozicionin e të gjitha organeve dhe do t’i dorëzojnë dokumentet e kërkuara në procedurat që po zhvillohen ose do të zhvillohen.