Shkencëtarja amerikane gjendet e vde*kur në një bunker të Greqisë

Shpërndaje

Trupi i një shkencëtareje amerikane është gjetur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

Suzanne Eaton, e cila u zhduk më shumë se një javë ka vd*ekur nga ngulfatja, policia i konfirmoi BBC-së.

Ata thanë se po hetojnë rastin si një vepër penale.

Biologja 59 vjeçarenga Instituti Max Planck në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.

Policia në qytetin port të Chania, ku po mbahej konferenca, tha se ajo ishte gjetur në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg ku ishte parë.

Ajo u raportua e humbur më 2 korrik dhe më pas nisi kërkimi për të.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin, i cili është përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.