Shkup, protestë për përgjimet dhe rastet e montuara (Video)

Shpërndaje

Një grup qytetarësh, të udhëhequr nga familjarët e El Chekas dhe lëvizje shqiptare në Maqedoni të Veriut, kanë protestuar sot sërish. Ata kanë shprehur revoltën kundër funksionarëve të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim. Marshi protestues filloi në sheshin Skendërbeu në Shkup, për të mashuar më pas drejt Qeverisë. Një incident i ka paraprirë kësaj proteste. Sipas nënës së El Chekes sulmin e ka bërë Ismet Guri, i cili ka sulmuar vëllaun e El Chekës. Ndërsa nuk dihet më çfarë mjeti, por në krah është gjakosur edhe nëna e tij, e cila ka ndërhyrë të largojë djalin e saj. Sipas dëshmitarëve, Ismet Guri po ashtu ka grisur edhe fotografinë e vogëlushit Almir Aliu. Kjo është protesta e tretë që mbahet nga këta organizatorë, ndërsa është nxitur pas publikimeve nga ana e El Chekas të disa bisedave të përgjuara të funksionarëve të lartë të BDI-së. /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=eGYnKHMraLw&feature=youtu.be