Zaev: Do të kërkojmë nga Amerika të arrestohet publikuesi i ‘bombave’ – El Cheka

Shpërndaje

Kur LSDM publikonte “bomba”, ishim të kujdesshëm që të mos kemi biseda private. Ne dhuruam gjithçka që kishim si materiale të regjistruara dhe SMS mesazhe të transkriptuara, gjithçka që kishim ia dhamë PSP-së. Deri atëherë kur është gjiruar, BDI ishte në pushtet, dhe janë regjistruar biseda edhe për ata, tha kryeministri Zoran Zaev sonte në KLan Maqedoni, përcjell FLAKA.

Por, shtoi Zaev më së shumti 70 për qind e bisedave të përgjuara kanë qenë për opozitën dhe një pjesë shumë më e vogël për qeverinë.

“Unë i kam selektuar, ndoshta kam tërhequr disa bisedime Gruevski – Ahmeti, por ato ishin biseda private dhe kemi qenë më të kujdesshëm në lidhje me bisedat private”, tha Zave.

“Ajo që po publikohet tani, ajo që një person publikon nga Amerika është vetëm dëshmi se nuk ishte i gjithë materiali i regjistruar që u inçizua në atë kohë. Pra, ka pasur akoma porositës, kështu që ne do të kërkojmë nga Amerika ku ai ndodhet të arrestohet, sepse ajo që ai bën me publikime private nuk është e ligjshme”, tha Kryeministri Zoran Zaev.

Personi që publikon bisedat private mes zyrtarëve të BDI-së është Sheqerim Ahmeti i njohur me nofkën “El Cheka”.

VIDEO