Zaevi nuk do të kërkojë dorëheqje nga Rashkovski, ndërrimet e drejtorëve me “fshesën” nga e marta

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev tani për tani nuk do të kërkojë dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, për M-NAV. Siç deklaroi sot, fillimisht duhet të shqyrtohen pasojat e të gjithë “ngjarjes”, dhe pastaj të merret vendim. Rashkovski, theksoi Zaevi, i përmbush të gjitha obligimet e punës, ndërsa edhe publikisht kërkoi ndjesë për rastin.

Lidhur me “fshesën” e paralajmëruar, kryeministri informon se të martën, më 9 korrik, do të mund të merren edhe vendimet e para. Ndërrime do të ketë me siguri në 20-25 vende, të drejtorëve dhe te udhëheqësit e njësive rajonale. Zaevi, tha, dëshiron t’i dëgjojë edhe një herë argumentet pse vendimet duhet të jenë të drejta.

“Rasti me “Leonardo”-n e hasëm kur erdhëm si Qeveri. Bëhet fjalë për tender që ka përfunduar në vitin 2016, por procedura deri nuk fund nuk ka mbaruar. Kjo publikisht dhe hollësisht ishte sqaruar. Padi si Qeveri, nuk do të parashtrojmë, por secili si person fizik atë mund ta këtë që ta mbrojë dinjitetin e vet. Kur pranojmë funksione të caktuara jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi nën llupë të opinionit, por kjo nuk do të thotë të jemi edhe thasë boksi, dikush të na bëjë sallatë”, nënvizoi Zaevi pas inaugurimit të qendrës së kontrollit për pika pagesore në Petrovec.

për të a.q. “petr of auord”, potencoi se nuk do të thotë kurrfarë mirënjohje dhe një formulim i tillë përdoret për aprovim të projektit. “Ky është konfirmim i marrjes së një pune të caktuar ndaj konkurruesve. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë provizione, as shpërblime”, sqaroi Zaevi.

Ai personalisht do të dërgojë letër deri te “Leonardo” me kërkim falje në emër të Qeverisë. Këtë do ta bëjë edhe ndaj komunitetit rom në vend.

“Italia është një mik i dëshmuar, por edhe komunitetit rom i japim vend të veçantë. E shfrytëzoj rastin për të kërkuar falje në emër të Qeverisë, por hetimi do të tregojë nëse rasti është montuar. besoj se do të ketë hetime dhe procedura penale”, theksoi Zaevi.