​PDK, LDK dhe LVV kanë afat për aplikim në KQZ deri më 6 shtator

Shpërndaje

Tri partitë politike PDK, LDK dhe LVV, nëse nuk arrijnë koalicione parazgjedhore deri në ora 24:00, nuk janë të obliguara që të aplikojnë sonte për certifikim për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sonte në ora 24:00 përfundon afati ligjor për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit.Por subjektet politike dhe personat e pavarur, këtë mund ta bëjnë deri më 6 shtator.

KQZ ka caktuar si afat zyrtar të aplikimit për regjistrim të subjektevea politike dhe individëve për zgjedhjet e tetorit, afatin kohor 27 gusht deri më 6 shtator, raporton KosovaPress.