Bebe Rexha festoi me trofenë mbi të pasme për fitoren në MTV Video Music Awards 2019

Shpërndaje

Bebe Rexha doli fituese!

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, e famshme në botë, është shpërblyer me çmim në një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit – MTV VMA Awards.

Me këtë fitore, ajo u bë shqiptarja e dytë pas Rita ORës që merr këtë çmim..

Ajo triumfoi në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”.

Këtë çmim, Rexha e mori për këngën e saj “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Bebe kishte të veshur një fustan hiri më shkëlqim mbi të cilin në fund e vendosi çmimin për të shprehur gëzimin.

Këngëtarja e hitit “I’m a Mess”, Bebe Rexha është paraqitur e mrekullueshme në tepihun e kuq në ngjarjen e MTV Video Music Awards e cila u mbajt mbrëmë.

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri dhe plot shkëlqim, këngëtarja 29-vjeçare është dukur tejet elegante dhe plot glamur në mbrëmjen e MTV VMA.

Pos paraqitjes së mrekullueshme, ajo nga ky event nuk doli edhe pa një çmim.

Pas Rita Orës e cila ishte fituese e këtij çmimi vitin e kaluar, është Bebe Rexha ajo e cila mbrëmë ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”.

Ajo e fitoi këtë çmim për këngën e saj shumë të suksesshme “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, gjersa ishte e nominuar edhe për këngën tjetër “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.

Duke triumfuar në këtë kategori, Bebe Rexha ka lënë prapa këngët e tjera në nominim si: “Solo” nga Clean Bandit dhe Demi Lovato, “Taki taki” nga DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna & Cardi B, “Happier” nga Marshmello & Bastille, dhe këngën “Electricity” të kënduar nga shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, në bashkëpunim me Silk City.

Bebe Rexha është dukur shumë e lumtur pas fitores së këtij çmimi teksa ka pozuar me trofeun në dorë.

FOTO INSTAGRAM