Dalin pamjet e para nga vendi ku u vr*a kosovari me 5 plumba në Gjermani

Shpërndaje

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vde*kje të enjten mbrëma në Kassel të Gjermanisë. Siç raportojnë mediat gjermane, një 26 vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vde*kje shqiptarin. I dyshuari kryesor për vr.asjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritete gjermane. Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij sot në mëngjes.

VIDEO

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktin e vr*asjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, vik*tima ka lindur në Kassel, familja e tij është nga Kosova”, shkruan hna.de. Sipas policisë, shqiptari i vr*arë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin mes vete, ndërkaq ende nuk dihen arsyet që kanë çuar 26 vjeçarin ta vr*et shqiptarin duke e goditur me pesë plumba në trup.

Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e krimit.