Dy gra plagosen gjatë të shtënave në një dasëm në Çajle të Gostivarit

Shpërndaje

Dy gra janë lënduar gjatë të shtënave me armë zjarri në një dasëm në fshatin Çajle të Gostivarit. Menjëherë pas plagosjes gratë janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i cili dyshohet se ka gjuajtur është privuar nga liria.

Sipas informatave të SPB-së Tetovë, gjysmë ore pas mesnate në oborrin e shtëpisë familjare të B.H. (53), derisa ka zgjatur dasma, ka pasur gjuajtje me armë. Në rrethana ende të pambaruara ka ardhur deri te plagosja e grave të cilat kanë marrë pjesë në dasëm. Të lënduarat H.I.(44) dhe M.M.(35) janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, dhe janë nën kujdes mjekësor.

Në mëngjes, në vendin e ngjarjes, ekipi i inspektimit dhe prokurori publik kanë bërë ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Pas denoncimit, rreth orës 1:30. nëpunësit policot e kanë privuar nga liria B.H. nën dyshimin se ai ka gjuajtur me armë. .

Këtë vit ky është incidenti i parë më serioz i shkaktuar nga të shtënat e paautorizuara në solemnitete në rajonin e Gostivarit. Para katër ditësh në Reçicë të Vogël gjatë të shtënave me armë ishin plagosur dy të rinj, njëri nga ata ishte lënduar më shumë dhe ishte operuar në klinikën e Shkupit. .