Incizimet e publikuara në “La Verita”, nuk kanë dalë nga Prokuroria Publike

Shpërndaje

Prokuroria Publike njofton opinionin se incizimet e publikuara në një media italiane lidhur me lëndën “Reket” nuk janë marrë nga Prokuroria. Bëhet fjalë për audio dhe video material të cilat janë pjesë e procedurës hetimore në lëndën përkatëse dhe të cilat deri tek Prokuroria Publike janë dorëzuar nga një dëshmitarë i lëndës.

Prokuroria Publike rreth lëndës vepron në mënyrë profesionale dhe jo-selektive. Procedura hetimore është në rrjedh, dhe prokurori publik ka ndërmarrë veprime hetuese që të sigurohen dëshmitë dhe të vërtetohet gjendja faktike sipas planit të përgatitur i cili siguron hetim të plot mbi rastin.

Në rast se gjatë hetimit do të vërtetohen elemente të tjera të veprës penale apo kryerës të tjerë, procedura do të zgjerohet dhe opinion për këtë menjëherë do të njoftohet. Pas përfundimit të plotë të hetimit do të sillet vendim i Prokurorisë.

Theksojmë se pushimet vjetore nuk ndikojnë në procesin e hetimit. Në periudhën kur një pjesë e prokurorëve janë në pushim vjetor, janë caktuar prokurorë të cilët i zëvendësojnë si dhe hetues të cilët çdo ditë në mënyrë aktive punojnë në lëndën. Funksioni i Prokurorisë Publike kryhet pa pengesë.