Mamuti: Tetova me ministra, drejtora, gjykata, deputet…, por prap lulëzon krimi, kazinot, mafia urbane!

Shpërndaje

Kryetari i degës së Aleancës për shqiptarët në Tetovë Altrim Mamuti ka postuar në profilin e tij të Facebok-ut një status ku pasqyron gjendjen reale të qytetit të Tetovës ku mbizotëron krimi, kamatat, kazinot, bastoret e shumta, grupe mafiozësh, përdorim i lëndëve nar*kotike e mbi të gjitha theksohet ikja e të rinjve jashtë vendit.

Mamuti thotë që edhe pse partia shqiptare në pushtet i ka ofruar Tetovës poste të ministrave, drejtorëve, kryetar komune, deputet e gjykatës nuk i ka ofruar jetë qytetarëve të saj.

Në vijim statusi i plotë origjinal nga Altrim Mamuti:

“Tetova me ministra e drejtorë, kryetar komune, Gjykata e deputet të Bdis, e në Tetovë po lulëzon, krimi, kamata kazino e bastore, mafia urbane, fëmije 15 vjeçar nën ndikim të narkotikëve dhe me një fluks të madh të mërgimit të të rinjëve nga ky vend!
#GruevskiThaJueBëtë Tetovën vendin më të pabanueshëm në Shtet!!!”