Mickoski: Është çmontuar dhe zhv.eshur oktapodi kr.iminal

Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka reaguar pas videos së fundit të publikuar nga “La Verita”. Ai thotë se oktapodi kr*iminal është zhv*eshur dhe çmontuar deri në fund.

“E vërteta është se qeveria nën maskën e lu*ftës kundër kr*imit ka krijuar dhe po mbron kr*imin. Tolerimi i tillë i kr*imit po shndërrohet në ofendim për qytetarët. Thënë thjeshtë, kjo donë të thotë, Katica, e cila është e përkëdhelura e Zaevit, duhet të presim të kthehet nga ‘pushimi mjekësor’, të cilin rastësisht po e kalon në fqinjin jugor, me shpres se ndoshta do të qetësohet dhe do të jep deklaratë për pjesëmarrjen e saj në zhvatjen milionëshe”, ka thënë Mickoski.

Ai shton se Kiki dhe Friki janë të mbrojtur nga pushtetit, por kryeministri Zoran Zaev nëse duhet do të flijoj dikë vetëm për të shpëtuar ai.

Mickoski shton se ky nuk është rast i izoluar dhe se rasti “Zhvatja” është vetëm një gurë nga sistemi i kr*imit dhe korrupsionit që sundon në Maqedoni.

“Maqedonia është në vitin e tretë nën qeverisjen e Zaevit, ndërsa për çdo ditë është larg dyerve të BE-së. Tani është e qartë se përse nuk datë për bisedime, sepse në BE njerëzit e parë të qeverive nuk prodhojnë kr*im, por e luf*tojnë atë”, ka shtuar Mickoski.