Milan pritet në Kosovë nga tifozët entuziastë (Video)

Shpërndaje

Ekipi futbollistik AC Milan është pritur në Prishtinë nga tifozë të zjarrtë vendas, të cilët me duartrokitje dhe brohoritje e kanë shprehur gëzimin e tyre me rastin e mbërritjes së futbollistëve të tyre të preferuar në Kosovë.

Lojtarët janë transferuar me autobus në hotelin Swiss Diamond tek Sheshi në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj ata do të mbajnë një konference për media, gjatë ditës ekipi pritet të dal të prezantoj kupën e ligës së kampioneve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

AC Milan është në Kosovë për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë sot me Feronikelin.