Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë në Prishtinë (Video)

Shpërndaje

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 13 në Prishtinë, respektivisht në rrugën “Agim Ramadani” ku u lënduan tre persona, ndërsa u goditen gjithsej 9 makina. Pamjet e publikuara janë nga kamerat e sigurisë së një lokali afër rrugës. Siç shihet në video, duket se kamioni ka pasur problem me frenat. Informata e fundit tregojnë se fatmirësisht të lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.