Rama për të prekurit nga tërmeti në Korçë: “Asnjë familje në tenda gjatë dimrit”

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ishte në Floq të Korçës për një inspektim, aty ku një numër i madh banesash u shkatërruan dhe disa të tjera u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit.

Sipas tij objektivi i qeverisë që ai drejton është që dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda emergjencash, por të akomodohen në shtëpitë e tyre.

“Aty ku po rindërtohen shtëpitë e rrënuara nga tërmeti i qershorit, me objektivin që asnjë familje të mos mbetet në tendat e emergjencave, në fillim të dimrit”, shprehet Rama.