“Shqipëri o nëna ime”, futbollisti afrikan ç.mend rrjetin, këndon shqip para lojtarëve (Video)

Shpërndaje

Kukësi zhgënjeu në Europa League e ndërsa humbjen e fundit e pësoi ndaj Debrecenit në Hungari me rezultatin 3-0 në Kukës u nda me barazimin 0-0.

Por klubi i Kukësit duket se e ka kaluar këtë fazë dhe po bën stërvitje pregatitore në Maqedoni për nisje e kampionatit.

Nga Maqedoni ku janë mbledhur të gjithë futbollistët klubi i Kukësit ka shpërndarë dhe një video ku shikohen stafi dhe futbollistët që argëtohen me muzikë shqip.

Është zakoni edhe në klubet e mëdha europiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara.

Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale në sy shqipja e qartë e mesfushorit Oumar Toured Camara, i cili duke kënduar ngre peshë edhe bashkëlojtarët, që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celular. Mesfushori ka ardhur tek Kuksi në formën e huazimit nga Besëlidhja dhe këndon këngën “Shqipëri o nëna ime” duke dhuruar atmosferë tek të gjithë të pranishmit.