Varfëria dhe sëmundjet “gjunjëzojnë” shumë familje në Kukës

Shpërndaje

Varfëria dhe sëmundjet e rënda të anëtarëve kanë gjunjëzuar shumë familje në Orgjost të Kukësit. Barra e rëndë e përballimit të sfidës të mbijetesës u ka rënë grave.

Familja prej 6 anëtarësh e Xhevit Muratajt në Orgjost të Kukësit jeton në kushte ekstreme.

Barra më e rëndë i ka rënë të zonjës së shtëpisë.

Asaj i duhet të kujdeset edhe për djalin 25-vjeçar me aftësi të kufizuara.

“Me vështirësi e përballojmë djalin. Një pension e ka prej shtetit, marrim pak ndihmë ekonomike. Me atë pension vetëm për djalin me ushqim dhe ilaçe”

Varfëria e skajshme dhe sëmundjet e rënda të anëtarëve kanë gjunjëzuar shumë familje në fshatin malor.

Në të njëjtën situate është edhe kjo familje me 8 anëtarë.

E zonja e shtëpisë aty ka në ngarkim dy vjehrrit e moshuar dhe kunatën e sëmurë.

“Ka pension invalidi, pension pleqëria 40 mijë lekësh. Burrin e kam pa punë, dy fëmijë të vegjël”

Jetesë e vështirë në kushtet e varfërisë ekstreme është edhe familja Pelivani me 5 pjestarë.

Kjo familje çdo ditë jeton me frikën e shembjes së shtëpisë

“Nëse mundeni të ma rregulloni shtëpinë”

Për të përballuar këto sfida këto tre familje u ndihmuan nga një shoqatë humanitare nga Prizreni që u solli pako ushqimore, veshmbathje dhe karroca me rrota për invalidët./ORANEWS/