​Kosova mundet nga Anglia, por tregon paraqitje dinjitoze

Shpërndaje

Kosova ka pësuar humbje, kështu duke e mbyllur serinë prej 15 ndeshje pa humbje. Anglezët që ishin favorit qysh para ndeshjes, arritën të shënonin fitore me rezultat 5:3.Valon Berisha ishte ai që kaloi Kosovën në epërsi qysh në minutën e parë në ndeshje, epërsi e cila nuk zgjati shumë. Anglezët barayuan në minutën e 8 të ndeshjes me anë të Stërling. Ndërkaq epërsinë e parë anglezëve ia siguroi Harry Kane.Mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga anglezët në pjesën e parë, të cilët arritën të shënonin edhe 3 gola tjera.Vojvoda shënoi autogol ndërsa për rezultatin e pjesës së parë u përkujdes Sancho i cili shënoi dy gola të shpejtë në fundin e saj.

Rezultati pas pjesës së parë ishte 5:1 në të mirë të vendasve.Ndërkaq me fillimin e pjesës së dytë, Kosova arriti të shëoj dy gola të shpejtë.Sërish ishte Valon Berisha ai i cili shënoi golin e dytë përsonal të tij dhe të dytin për Kosovën, ndërsa 6 minuta më vonë, Vedat Muriqi shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5:3.Kujtojmë që Aro Muric u tregua fantastik duke arritur ta ndalë goditjen nga penalltia të Harry Kane në minutën e 65.Me këtë fitore Anglia mbetet në kreun e tabelës me 12 pikë, ndërsa Kosova zbret në pozitën e tretë pas fitores së Republikës së Çekis ndaj Malit të Zi./KosovaPress/