Ahmeti: Problemin me PSP-në duhet fillimisht ta zgjidhin dy partitë më të mëdha maqedonase

Shpërndaje

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot deklaroi se problemin me Prokurorinë Speciale Publike (PSP) fillimisht duhet ta zgjidhin, siç thotë, dy partitë më të mëdha maqedonase, njëherësh duke porositur se me vetingun dhe verifikimin e kuadrove shteti do të jetë më i suksesshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Problemin për PSP-në duhet ta zgjidhin dy partitë më të mëdha maqedonase. E mbështesim ligjin, i mbështesim të gjitha reformat në gjyqësi. Është e domosdoshme në këtë vend të ketë veting, të ketë verifikim të kuadrove e veçanërisht të atyre që janë të obliguar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, pasi vetëm kështu do të jemi më të suksesshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, deklaroi Ahmeti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së sallës sportive në SHF “Rexhep Voka” në Shipkovicë. .