Aliu: Bujar, shqiptarët nuk i hanë më petullat e hedhura në ujë !

Shpërndaje

Vikend shëtitja dhe prezentimi telefonik – Alo, “Bujar Osmani është në lidhje”, (e jo vice/premieri) dhe etablimi i marketing-videos në FB profilin privat , e gjitha TRAJTOHET komunikim PRIVAT e jo zyrtar. Zatën, inspektimi i tillë është EKSKLUZIVISHT kompetencë e INSPEKTORATIT përkatës i paraparë në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe, e i cili akoma nuk është formuar.
Gjithçka një vice/premier që vlerëson se duhet të shqyrtohet mund të propozojë dhe insistojë që të debatohet në mbledhjet e qeverisë.

Mbase ky inspektim nuk është punë e digasterit për EUROINTEGRIME por eshtë në kornizat e Ministrisë për SISTEM POLITIK, për formimin e së cilës u lavdëruan shumë .
Fundja nuk është edhe ndonjë shkelje një “inspektim” privat i tillë, por çështja është se SHQIPTARËT NUK I HANË MË PETULLAT E HEDHURA NË UJË.