Babai i Egzonit të aksidentuar kërkon ndihmë: Vë në shitje edhe veshkën

Shpërndaje

Babai i Egzon Kryeziut, të akidentuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, ka kërkuar ndihmë financiare nga shokët e tij për shërimin e djalit. Thotë se e ka vënë shtëpinë në shitje, por akoma s’e ka blerë askush. Ai thotë se për shërimin e djalit po e mendon ta ofrojë për shitje veshkën.Ramë Kryeziu, babai i Egzonit që u aksidentua rreth 10 muaj më parë, në një postim në Facebook, thotë se është shumë ngushtë për shërimin e djalit të tij.Ai thotë se i duhen edhe 30 mijë euro për shërimin e plotë të djalit, e për këtë po kërkon zgjidhje deri te mundësia për shitje të organëve të tij.