Basha dhe Berisha shkojnë në shtëpinë e familjes Hajdari, Rudina bën veprimin e papritur (Foto)

Shpërndaje

Ditën e sotme me rastin e përkujtimit të 21-vjetorit të vra*sjes së Azem Hajdarit janë zhvilluar tre ceremoni të ndryshme duke ndarë politikën, por edhe familjen.

Deputetja Rudina Hajdari, vajza e liderit të lëvizjes Studentore të Dhjetorit të ’90 vendosi që të shkonte fillimisht në ceremoninë e Kuvendit te va*rrezat e dësh*morëve ku ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, deputetja tjetër socialiste Mimi Kodheli, por edhe deputetë të opozitës së re.

Më pas Rudina Hajdari së bashku më familjen e saj dhe Berishën e Bashën ishin tek mem*oriali pranë ish-selisë së PD-së. Ndërkohë që më pas shkoi sërish te va*rrezat e dësh*morëve më familjen dhe drejtuesit e PD-së.

Mirëpo pas ceremonisë te mem*oriali dhe va*rrezat Lulzim Basha me Sali Berishën, Bujar Nishanin dhe eksponentë të tjerë të PD-së kanë shkuar në familjen Hajdari. Në foto duken Fatmira Hajdari me dy djemtë, por mungon vajza, Rudina Hajdari, e cila me sa duket nuk ka preferuar të ulet së bashku me liderët e opozitës.