Dy të arrestuar për përleshjen me armë në ‘Mati 1’ në Prishtinë (Video)

Shpërndaje

Dy persona janë arrestuar lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Kështu tha nga vendi i ngjarjes zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.Zëdhënësi tha po ashtu se dy armë janë konfiskuar, një e gjatë dhe një e shkurtë.

Ai konfirmoi për plagosjen e 4 personave. Sipas zëdhënësit, nuk dihen ende shkaqet e incidentit, por se dyshohet se të involvuarit kanë lidhje familjare dhe banojnë në të njëjtin objekt banesor.