EKSKLUZIVE/ Ja si ushtrohet prostitucioni në Tiranë

Shpërndaje

Prostitucioni “pushton” Kryeqytetin. Emisioni Vizioni i Pasdites ka publikuar mbrëmjen e sotme , fakte dhe dëshmi ekskluzive të ushtrimit të prostitucionit në rrugët e Tiranës, afër qendrave të banuara dhe nën “hundën” e institucioneve shtetërore.

Gjatë bisedes gratë që ushtrojnë prostitucion ofrojnë çmime të ndryshme për të kryer marrëdhënie seksuale duke nisur nga 2 mijë lekë të reja e deri ne 5 mijë lekë të reja.

Prostitucioni është i ndaluar me ligj në Shqipëri , megjithatë kjo nuk e pengon të “lulëzojë” në Tiranë.

Skena e parë është e një gruaje e cila tregon që bashkëshortin e ka në burg dhe e ushtron prej vitesh këtë “zanat” . Madje hoteli, gjendet në qendër të Tiranës, në zonën e njohur si “Selvia”

Pjesë nga biseda: Gruaja: 40 me hotel! Gazetari : S’është një cik shumë eee… Gruaja : Cfarë re? Gazetari: 40 Gruaja : A do me bo qejf a do kalimthi . Se burrin e kam ne burg, prandaj po pi, spo e bej prej qejfit jo. Kam nje cun.. Gazetari : 40 me gjithë hotel apo veç hoteli? Gruaja: Me gjithë hotel moj zemer. Ca je tu fol ti Gazetari: Ca vendi është hoteli? Gruaja: Jo ky semafor tjetri, te Selvia… Një tjetër skënë është edhe ajo me një transgjinor që ushtron prostitucionin.

Pjesë nga Biseda: Gazetari : Sa e ke pazarin? Transgjinor: 20 Gazetari: Cun je apo gocë? Transgjinor: Trans jam Gazetari: Me hotel ? Transgjinor: 50…50 ne hotel , une marr 50 në hotel , hotelin e paguan ti si klient është detyra jote tani bi dakort nuk bi dakort …

Ndiqni bisedën e plotë: KËTU