“Ëndrra e çdo vjehrre” thotë Tayna, derisa pozon në bikine

Shpërndaje

Reperja Tayna ka udhëtuar për në Kaliforni ku ka zgjedhur që të pushojë pas një verë tepër të zënë me koncerte nëpër bregdetin shqiptar

E tani derisa ajo po qëndron atje edhe fotot e saj tepër seksi në bikine nuk mungojnë.

Të tilla ishin edhe fotot e saj të fundit ku ajo është paraqitur me bikine ngjyrë portokalli por edhe thënia e saj ishte interesante poshtë fotografisë.

“Ëndrra e çdo vjehrre”, ka shkruar ajo.

Besohet se Tayna në këtë udhëtim po shoqërohet me Vildane Zenelin e ku ajo për këtë çështje ka bërë edhe një koment interesant.

“Edhe e çdo vjehrri”, ka komentuar Vildanja e cila ka lavdëruar edhe fotografin që e ka fotografuar atë e që mund të jetë vet ajo pasi që është parë duke e shoqëruar Taynan gjatë qëndrimit të saj në Beverly Hills. /GazetaExpress/

FOTO INSTAGRAM