Fatime Fetai dhe Bubevski do të udhëheqin rastin “Mon.stra”

Shpërndaje

Lubomir Joveski, Prokurori shtetëror publik autorizoi ish-prokurorët e Prokurorisë special publike (PSP), Fatime Fetain dhe Gavril Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë akoma rastin “Mon*stra”.

Gjykimi për lëndën “Mon*stra”, gjegjësisht vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, duhet të vazhdojë në Gjykatën penale. Këshilli i prokurorëve publikë (KPP) dje e konstatoi përfundimin e mandatit të prokurorëve në PSP dhe i shpërndau në prokuroritë amë.

Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski u kthyen në Prokurorinë themelore publike (PTHP) dhe tani prej atje do ta përfaqësojnë rastin “Mon*stra”.

Jovevski pas ndërmarrjes së lëndëve nga PSP-ja paralajmëroi se prioritet në shpërndarjen do të kenë rastet për të cilat tashmë udhëhiqet procedurë gjyqësore. Sipas kompetencave të tij, ai mundet lëndët nga PSP-ja t’ua shpërndajë prokurorëve të cilët deri më tani i udhëhiqnin.

Prej lëndëve për të cilat PSP-ja ngriti mbi 20 aktakuza, vetëm tri janë mbyllur plotësisht, disa janë kthyer për gjykim të sërishëm ose pritet sqarim i Gjykatës së Apelit.