Hoxha Shefqet Krasniqi i përgjigjet Gjikos: “Fjaltë e hallkut dhe birat e gardhit nuk mbyllen asnjëherë”

Shpërndaje

Dy ditë më parë, një koment i Gjikos shpërtheu në rrjete sociale, duke qenë se ai me tallje iu drejtua hoxhë Shefqet Krasniqit, shkruan GazetaBlic.Në një fotografi që Elita Rudi kishte publikuar duke u puthur me një delfin, ishte komenti i Gjikos ai që i “tërboi” njerëzit të cilët dhe shpërtheyn me komente negative.“E nxona grun tu u puth me delfin tregom cka me bo”, ishte pyetja e Gjikos drejtuar hoxhë Shefqet Krasniqit të cilin dhe e ka etiketuar.Më pas Gjiko reagoi duke thënë se nuk e kishte në kuptim të keq, ashtu siç njerëzit e morën.

Por, tani ka reaguar edhe vet Shefqet Krasniqi i cili duhet se e ka marrë me sportivitet gjithë këtë.“Selajm Alekum vlla i dashur. Veç një gjë po ta them, një thenie popullore, fjaltë e hallkut dhe birat e gardhit nuk mbyllen asnjehere. Kshtu qe mos i degjo cka flasin. Allahu ju dashte”, kanë qenë fjalët e hoxhës./GazetaBlic