Kryeministri Rama tërheq vëmendjen me veshjen e tij në Pragë: Mbështetje totale për çeljen e negociatave…(Foto)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet në postimi në Facebook, ka lajmëruar se gjatë vizitës së tij në Pragë, ai ka siguruar mbështetjen e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) për çeljen e negociatave.

Por kjo nuk është e gjitha sipas Ramës, pasi ka dhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

Në këtë takim të rëndësishëm, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur sërish të shkojë me altele të bardha, kostum dhe kravatë.

Postimi i plotë:

Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.