Kurti: Kuvendit i munguan deputetët me dije dhe përvojë

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti tha se se Kuvendi është vendi kur përfaqësohet populli dhe flitet për të.

Ai në tubimin e partisë për prezantimin e listës së deputetëve për zgjedhjet e 6 tetorit deklaroi se në Kuvend popullit i mbrohet interesi dhe i shprehet vullneti, njofton Klan Kosova.

“Kuvendi është vendi që nxjerr dhe ndryshon Kushtetutën që përkufizon formën e shtetit tonë, vendi ku nxirren ligjet që përfaqësojnë cilësinë e vendit tonë”.

“Por edhe nivelin tonë të mirëqenies dhe progresit është vendi ku zgjidhet Qeveria dhe ku mbahet përgjegjëse për punën e saj. Vendime për marrëveshje ndarje dhe bashkim merren nga parlamenti. Me pak fjalë parlamenti është institucion i shenjtë andaj edhe deputeti ka një mision fisnik dhe të shenjtë”.

Kurti pohoi se në historinë e parlamentit kosovarë nuk ka pasë vlera dhe virtyte nga deputetët.

“Atyre jo vetëm që nuk u ka munguar edukimi, dija, kultura dhe përvoja, atyre ju ka munguar edhe integriteti parimet dhe vlerat me bazike duke cenuar kështu rëndë veten dhe Kushtetutën e shtetit”.

“Në mungesë vlerash kemi parë se disa deputet kanë ndryshuar qëndrimet e tyre brenda një muaji dhe një seance. Kjo dëmton pozitën e deputetit duke mos e kuptuar pozitën e tij”.