Majlinda Bregu: Është shumë rrezik për BE-në nëse përsëri nuk jepet datë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Sekretarja Gjenerale e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim Majlinda Bregu, ka deklaruar se Unioni Europian gjithnjë do të jetë një punë e pa kryer pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa çmimin e stagnimit dhe shtyerjen e mëtejme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut paraqet rrezik, njofton Zhurnal.

Mos hapja e negociatave do të sillte jo-stabilitet, emigrime, ndikim jokonstruktiv të aktorëve të tjerë gjeopolitik, precizoi Bregu në panelin e djeshëm për Ballkanin Perëndimor të Forumit Strategjik në Bled. Ajo shtoi se çdo moment pozitiv lehtë mund të humbet nëse përmes perspektivës së anëtarësimit vazhdohet me shtyerjen e zgjidhjes së problemeve.

“Askush nuk mund të lejojë luks që edhe më tej të humbet kohë – njerëzit po braktisin rajonin. Në pesë vitet e fundit, një e treta e banorëve nga Ballkani Perëndimor kanë ikur. Ky është një problem serioz i rajonit, ndërsa për neve është si ta ndryshojmë këtë dhe të transformojmë shoqëritë tona. BE duhet të njohë këtë shenjë si një shansë, sepse mbajtja e narativit për perspektivë për anëtarësim nuk është detyrë e thjeshtë”, tha Bregu, njofton Zhurnal.

Sekretarja gjenerale KRB ka folur edhe për arritjet përmes bashkëpunimit rajonal siç janë marrëveshjet për uljen dhe shlyerjen e roamingut dhe për njohjen e diplomave të caktuara, por shtoi se hapësira ekonomike rajonale është gjithsesi kornizë e kufizuar dhe duhet të përforcohet me elemente politike.

Në forumin për Ballkanin Perëndimor me të cilin u mbyll konferenca në Bled, morën pjesë shumë persona me ndikim nga BE dhe SHBA si dhe ministra të punëve të jashtme nga rajoni, mes të cilëve edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.