Maqedonia e Veriut si Zvicra: “Blicat” do të fotografojnë, dën.imet do të vinë në shtëpi me postë

Shpërndaje

Ministria e punëve të brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendoset sistem elektronik për mbikëqyrjen e sigurisë së trafikut rrugor me vendosjen e kamerave të sigurisë, që do të mund të dallojnë shkelje të caktuara dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të shqiptojnë dën*ime, paralajmëroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Në këtë mënyra ai tha se do të ulet ndikimi eventual i faktorit njeri gjatë shqiptimit të dën*imeve dhe do të shkurtohet intervali kohor i shqiptimit të dën*imeve.

Duke marë pjesë në tryezën e rrumbullakët në kuadër të projektit “Sigurt në Shtëpi”, Spasovski ka komentuar aksidentet e fundit tragjike në Shkup, ai nuk ka precizuar se kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, që do të mundësonin vendosje të kamerave të sigurisë.