Me imazhe provokuese në kolltuk, Dafina thotë “Të pres”

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur e skenës, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekur nga estrada në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga aktivitetet muzikore, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Dafina ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft atraktive.

E veshur me një këmishë të bardhë, dhe me stilin e flokëve “bob”, ajo dukej mjaft atraktive ndërsa merrte poza para aparatit fotografik.

Në një prej imazheve, Zeqiri shfaqet duke pozuar në kolltuk, teksa shkruan në mbishkrimin e saj “Të pres”.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për figurën e saj trupore. /Telegrafi/

FOTO

FOTO

FOTO