Merkel për hapjen e negociatave me BE-në: Kemi rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Kancelarja gjermane, Angela Merkelit, deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Kancelarja u pyet edhe për opinionin e Francës dhe Holandës.

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman”, ka thënë Merkel, shkruan Koha.mk

“Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.