Ministrja suedeze duke pritur trenin me qese ushqimi (Foto)

Shpërndaje

Ministrja suedeze është parë së fundi duke pritur trenin me qese ushqim me vete në një stacion suedez.

Shumë media kanë shkruar se personi në foto nuk është një qytetare suedeze duke pritur trenin për në shtëpi pas mbarimit të orarit të punës, por në fakt, kjo që shihni në foto, është Ylva Johansson, Ministre e Punësimit e Qeverisë suedeze.

Kjo foto është duke u vlerësuar si një shembull frymëzues, pasi siç mund ta shihni ajo ka edhe një qese me ushqim me vete.

Johansson është një ndër ministret më të suksesshme në Suedi dhe BE dhe vlerësohet për jetën e thjeshtë./ALBAZONE MEDIA/