Moti sot në Maqedoninë e Veriut, ja si do të jenë temperaturat

Shpërndaje

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe erë veriore përkohësisht të përforcuar. Temperaturat minimale do të jenë midis 6 dhe 16 gradë Celsius ndërsa ato maksimale midis 26 dhe 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diell dhe erë të përforcuar në pjesën veriore. Temperatura minimale do të jetë 13 gradë ndërsa maksimalja 30 gradë Celsius.