Musa Xhaferi do të udhëheqë komisionin e BDI-së për luftë kundër korrupsionit!!!

Shpërndaje

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pasdite mban mbledhje në selinë partiake në Reçicë të Vogël të Tetovës. Sipas zëdhënësit partiak Bujar Osmani në takimin e rregullt, fokusi është në dy pika, e para – zhvillimi i ngjarjeve politike në vend dhe në vigjilje të vendimeve të mëdha për BE-në dhe NATO-n, si dhe e dyta lidhur me organizimin e brendshëm duke pasur parasysh kongresin, i cili do të caktojë si BDI-ja do të veprojë në 20 vitet e ardhshme.

“BDI-ja e ka rolin pozitiv dhe konstruktiv në vigjilje të vendimeve të mëdha për BE-në dhe NATO-n, me theks në implementimin e parimeve dhe politikat që përpiqemi t’i promovojmë në veting, respektivisht në verifikimin që konsiderojmë se duhet të implementohet në të gjitha institucionet e sistemit me qëllim që të kthehet kredibiliteti i politikës, por më e rëndësishmja kredibiliteti i institucioneve të sistemit. Pika e dytë për organizimin e brendshëm, respektivisht për përgatitje për kongresin e partisë, i cili do të jetë me rëndësi historike duke pasur parasysh se ai kongres do të publikohet programi i ri i BDI-së, e ajo është që BDI-ja në 20 vitet e ardhshme dhe parimet post Marrëveshje e Ohrit”, tha Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të bisedohet për rastin “Reket”, Osmani tha se hollësisht do të bisedohet në atë temë. Theksoi se do të bisedohet si duhet të veprojë shteti që një krizë të shndërrohet në mundësi, gjegjësisht të zgjidhet.

Në pyetjen para zgjedhje të parakohshme osmani tha se qëndrimi partiak tashmë është elaboruar, por se do të debatohet nëse ndonjë anëtar i kryesisë e ngrit. Osmani paralajmëroi se për konkluzionet e takimit partia do të informojë opinionin përmes kumtesave.

Gazeta Lajm merr vesh se BDI do të formojë komision Special për vetingun, respektivisht për luftë kundër korrupsionit, të cilin do ta udhëheqë Musa Xhaferi.