Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare e RTK-së

Shpërndaje

Është ndarë nga jeta në moshën 32 vjeçare gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Stafi i redaksisë ALBAZONE MEDIA, i shpreh ngushëllime familjes Sylejmani!