Osmani i ‘fortë’, Agjencia e Administratës edhe në gjuhën shqipe (Foto)

Shpërndaje

Inspektimi i Bujar Osmanit për dy gjuhësinë në institucionet shtetërore dha efektin e vet. Sot tabela e Agjencisë së Administratës është edhe në gjuhën shqipe që do të thotë se ligji është i plotë fuqishëm dhe të gjithë duhet të zbatojnë.

Ndryshe mediat maqedonase janë çmendur pas inspektimit të Bujar Osmanit që i dha urdhër drejtorit maqedonas që të ndryshojë menjëherë tabelën dhe të vendos edhe në gjuhën shqipe.

Pas reagimit të mediave maqedonase, reagoi edhe shqiptari dhe funksionari i LSDM-së, Zamir Memeti për inspektimin e Osmanit që ju bën institucioneve shtetërore për zbatimin e gjuhës shqipe. /TS/